E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ben Qimja”, sot në gjykatë nën akuzën për vrasje

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë,  këto ditë  do të nisë procesi ndaj shtetasit Arben Isufaj, i njohur  me nofkën "Ben Qimja", i cili akuzohet për  vrasje në vitin  2002 në Tiranë. Çështja penale në ngarkim të tij,  do të shqyrtohet nga një trup gjykues që, ka për drejtues gjyqtaren  Fatmira Hajdari.   Ndaj të pandehurit Arben Isufaj rëndon akuza për "vrasje në bashkëpunim" dhe "mbajtje pa lejë të armëve luftarake".  Isufaj dyshohet për  vrasjen  me armë zjarri për hakmarrje të shtetasit Pirro Koçiu,  pasditen e 12 gushtit të vitit 2002 në rrugën "Him Kolli", në Tiranë. Sipas të dhënave të hetimit,  shtetasi Pirro Koçiu mendohet se i ka vrarë të pandehurit babain e tij disa vite më parë në Fier. Isufaj u arrestua  një vit më parë në një operacion të policisë së Tiranës. Gjatë ballafaqimit me hetuesit e çështjes ai, mësohet se  ka  mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës së ngritur ndaj tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›