Në fillim të majit nis aplikimipër karta identiteti në të gjithë komunat e Tropojës

Fluksi i qytetarëve që po aplikojnë për leternjoftimet elektronike është rritur ndjeshëm ditët e fundit dhe proçesi vijon normalisht në Bashkinë e Bajram Currrit dhe komunat Tropojës së vjetër, Margegajt dhe Bujanit. Deri tani, llogaritet se kanë aplikuar në shkallë rrethi mbi 2700 persona, nga 8000, që nuk disponojnë dokument identifikimi.
Me gjithë ritmet e kënaqshme, ende në 4 komuna të rrethit të Tropojës nuk ka nisur aplikimi për leternjoftimet elektronike, bëri të ditur nënprefekti Syl Smajlaj, që saktësoi se, "ende nuk ka nisur procesi në komunat më të vogla ku edhe numri i aplikuesve nuk është shumë i madh. Nga ana e pushtetit vendor kanë përfunduar të gjithë përgatitjet për këto komuna dhe pritet që kompania Sagem të instalojë pajisjet për nisjen e procesit". Sipas tij, "brenda muajit maj të gjithë personat pa dokument identifikimi do të pajisen me karta identiteti". Në rrethin e Tropojës 22300 qytetarë janë të regjistruar për votimet e 28 qershorit, prej të cilëve 8 mijë nuk disponojnë dokument identifikimi.
...