Programi buxhetor afatmesëm tashmë detyrim ligjor për njësitë e qeverisjes vendore
Njësitë e qeverisjes venodre tashmë janë të detyruara të pergatisin programin buxhetor afatmesëm, i cili synon menaxhimin më të mirë të financave vendore. Për këtë qëllim, Ministria e Financave në bashkëpunim me projektin e USAID–it, do të organizojnë një seminar një ditor për përgatitjen e programit Buxhetor Afatmesëm për Pushtetin Vendor. Duke vlerësuar rëndësinë e përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm, si dhe vështirësitë që mund të ndeshen nga ekspertët e financave dhe punonjës te tjerë te administratës vendore, të cilët do të merren direkt me përgatitjen e këtij programi, ekspertët e Ministrisë se Financave dhe të projektit USAID-it do të shpjegojnë në detaje zbatimin e udhëzimit dhe përdorimin sa më të lehtë dhe të saktë të tij.
...