E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhimbjet e Edvinit i lexoi sot Arta, foli për 96-n, por mendjen e ka tek rebelimi i ’97-s

Dhimbjet e Edvinit për sukseset në diplomaci që po regjistron qeveria “Berisha” i ka marrë përsipër sot Arta Dade, e cila, mirënjohëse që Rama ende s’e ka nxjerrë në pension për ta zëvendësuar me ndonjë ylberist, më të ri e më të dëshirueshëm për “publikun” të cilit ai dëshiron t’i drejtohet e t’u marrë votën, ka dalë sot për të deklaruar se socialistët kanë merita për aplikimin e se ju dhemb kur e shohin Sali Berishën që hedh firma të tilla kaq të rëndësishme. “Sali Berisha dorëzoi dje në Pragë kontributin dhe angazhimin afatgjatë të Partisë Socialiste duke bërë shoun e radhës me kërkesën që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, një akt që nuk ka se si të lerë vend për spekullime elektorale dhe aq më pak të interpretohet se i shton kreditet qeverisë së dështuar të Sali Berishës”, tha në një konferencë për shtyp, sekretarja për marrdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade. Ajo mori shumë shpejt rolin e kasandrës, funksionin e vërtetë për të cilin e mban ende Edvini në seli, për të kërcënuar Sali Berishën se po s’u bënë zgjedhje të lira e të drejta, vendi do të izolohej, por shyqyr zotit, socialistët do të merrnin përsipër të ktheheshin në pushtet me dhunë. “Përfaqësuesit e BE-së edhe njëherë dje ripërsëritën kushtet që Shqipëria të avancojë në axhendën e saj europiane: zgjedhjet të lira, të ndershme dhe demokratike, thellimin e reformave politike dhe ekonomike, mjedis të favorshëm për biznesin. Sigurisht, Sali Berisha as nuk i ka përmbushur dhe as nuk do të ketë shansin t’i vonojë reformat e tjera. I ka mbetur vetëm mundësia e organizimit të zgjedhjeve konform standardeve që të largohet nga pushteti pa dëmtuar më tej imazhin e vendit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian”, u shpreh më tej deputetja Dade, e cila evokoi problemet zgjedhore të 1996-s, por që dukej sheshit se mendjen e kishte tek rebelimi i ’97-s.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›