E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bën film për Marylin Monroe

Aktori i famshëm, Brad Pitt, është nisur gjurmëve të të dashurës së tij. Por, për dallim nga Angelina, Brad do të jetë vetëm producent i filmit për biondinën më të njohur në botë.

Regjisor i filmit “Blonde” (Biondina) do të duhej të jetë Andrew Dominik, i cili përgatitjet për xhirime i ka filluar në kohën kur Simon Curtis filloi të xhironte filmin “Java Ime me Maryilin”.

Projekti "Blonde" asokohe ishte stopuar, por ekipi tani është përforcuar edhe me Brad Pitt, si producent i filmit.

Filmi biografik, i cili kryesisht merret me karrierën e Monroe, bazohet në romanin “Blonde” të autores Joyce Carol Oates, ndërkohë që kinema do të duhej të vinte diku gjatë verës së ardhshme. Tash për tash ende nuk dihet se kujt do t’i besohet roli kryesor në film, e as ajo nëse Pitt do të shfaqet si aktor në të.

Ndryshe, Pitt dhe Dominik kanë punuar së bashku në filmin "Killing Them Softly", premiera e të cilit u dha në festivalin e filmit në Cannes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›