Lideri i Al Qaidës, cak i sulmit amerikan në Pakistan

Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga administrata amerikane, sipas të cilave është ende e paqartë nëse shënjestra ndodhej mes personave të vrarë nga sulmi, që goditi një strehë të militantëve në Waziristanin Verior, pranë kufirit afgan.
Ndërkohë, autoritetet pakistaneze kanë deklaruar se dy raketa të shkrepura nga aeroplani i pilotuar në distancë kanë vrarë 15 persona.
Ministria e Jashtme pakistaneze dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si ilegal, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ndërkohë, një oficer amerikan tha për BBC se Al Libi ishte shënjestruar mëngjesin e së hënës në Hesokhel, në lindje të Miranshahut, kryeqytet i Waziristanit Verior.
Raketa e parë goditi strehën duke vrarë tre militantë, ndërsa raketa e dytë vrau 12 të tjerë, kanë deklaruar autoritetet pakistaneze.
Nëse vdekja e Al Libit konfirmohet, atëherë kjo do të jetë një goditje e rëndë për bërthamën e Al Qaedës, ka deklaruar zyrtari i sipërpërmendur amerikan.