E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho, në Atletico Mineiro

Ronaldinho është futbollist i ri i Atletico Mineiros.

Pasi u largua nga Flamengo, 32 vjeçari mbeti në atdhe, duke nënshkruar kontratë për shtatë muaj, deri më 31 dhjetor me ekipin e ri.

“Ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë, nuk mund të kërkoja më shumë. Jam mjaft i motivuar dhe i gatshëm të luaj menjëherë, por kërkoj durim nga tifozët. Dëshiroj ta ndihmoj skuadrën që ta fitojë kampionatin”, deklaroi ish futbollisti i Paris Saint Germainit, i Barcelonës dhe i Milanit, i cili synon të luajë në Botërorin 2014 me Brazilin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›