E Hënë, 2 Nëntor 2026

BenQ merr kontrollin e Siemens

08/06/2005  Grupi tajvanez tashmë do të ketë mundësinë e kontrollit të plotë dhe të shfrytëzimit të markës gjermane, Siemens, për një periudhë 5 vjeçare.

Evropa humbi një nga kompanitë teknologjike më të rëndësishme, Siemensit që tani ka rënë në duart e orientalëve. Drejtuesit e kësaj kompanie kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se kanë hequr dorë nga departamenti i telefonisë celulare, prej shumë kohësh në humbje. Blerësi, megjithëse vlera ende nuk është bërë e ditur, është grupi tajvanez Benq, ndërsa transaksioni, sipas njoftimeve të Siemens, do të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të fundit të vitit, gjë që do të ketë edhe një impakt negativ i parashikuar prej 350 milion euro.

Benq do të mund të përdorë markën Siemens për një periudhë 5 vjeçare por selia qendrore e saj do te vazhdojë të jetë në Munih.

Kompania tajvaneze gjithashtu ka marrë përgjegjësinë e garancisë së punësimit të 6 000 punonjësve të Siemens, gjysma e të cilëve janë gjenden në Gjermani. Sipas drejtuesve të kompanisë punësimi i tyre do të garantohet deri në 2006, deri në rishikimin e kontratave të tyre të punës. Kompania gjermane nuk ka dhënë detaje të marrëveshjes së saj. “Me këtë marrëveshje mendohet se të ketë një kthesë pozitive për biznesin e telefonisë celulare të Siemensit”, ka deklaruar shefi ekzekutiv Klaus Kleinfeld.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›