Merita Balliu, Piano për piano...
08/06/2005 Vetëm katër vite më parë, pianistaja Merita Balliu, u emërua as/pedagoge në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Muzikës, menjëherë pas përfundimit të Akademisë, në klasën e profesores Anita Tartari. Në fakt, mësimdhënia i ka marrë një pjesë të mirë të kohës dhe nuk e ka lejuar të merret me një aktivitet të dendur muzikor. Në pjesën më të madhe të rasteve, ka shoqëruar këngëtarë apo instrumentistë, në koncerte të ndryshme apo edhe shfaqje individuale, si në "Festivalin e Chopin-it", "Koncertet verore", "Muzika e re shqiptare", që zhvillohet në Prishtinë etj., si edhe ka patur mundësinë të ndjekë edhe një "master-class" në Gjermani. Për herë të parë, ajo realizon një koncert recital, i cili u prit mjaft mirë dhe tregoi cilësitë e saj të larta të një solisteje të mirëfilltë. Duke folur për "Metropol", Balliu tregon për vështirësitë që ndesh një artist në përgatitjen e një recitali, për emocionet pas një arritje të tillë, por edhe për pjekurinë e nevojshme artistike që duhet të ketë një instrumentist në momentin e realizimit të një koncerti recital, por edhe për faktin se "lidhja me profesionin është mbi baza të mirëfillta shpirtërore. Vetëm pasioni dhe vitet e shumta të përkushtimit janë ato që të mbajnë të lidhur me pianon apo çfarëdo instrumenti tjetër".
(Besoj se është një detyrim moral për cilindo që mbaron këtë fakultet, organizimi i një recitali, për më tëpër që është i lidhur ngushtë me instrumentin që në moshën 7-vjeçare. Duke patur parasysh faktin se edhe pjekuria ime profesionale kishte ardhur në ngritje dhe isha bërë koshiente për shumë fenomene, si edhe bashkëpunimi me profesoren Iris Pako, e cila më ka ndihmuar shumë me mënyrat bashkëkohore të të luajturit bashkëkohor. Ky akumulim gjatë gjithë kësaj kohe më dha atë shtytjen e brendshme për të sjellë diçka të re, edhe në interpretim. Përzgjedhja e programit është një tjetër element, i cili ka një rëndësi të madhe në suksesin e një recitali dhe për këtë unë pata parasysh të prek të gjitha stilet)
Si lindi dëshira për të realizuar këtë koncert recital, në këtë moment?
Besoj se është një detyrim moral për cilindo që mbaron këtë fakultet, organizimi i një recitali, për më tëpër që është i lidhur ngushtë me instrumentin që në moshën 7-vjeçare. Duke patur parasysh faktin se edhe pjekuria ime profesionale kishte ardhur në ngritje dhe isha bërë koshiente për shumë fenomene, si edhe bashkëpunimi me profesoren Iris Pako, e cila më ka ndihmuar shumë me mënyrat bashkëkohore të të luajturit bashkëkohor. Ky akumulim, gjatë gjithë kësaj kohe më dha atë shtytjen e brendshme për të sjellë diçka të re, edhe në interpretim. Përzgjedhja e programit është një tjetër element, i cili ka një rëndësi të madhe në suksesin e një recitali dhe për këtë unë pata parasysh të prek të gjitha stilet, duke filluar nga ai klasik, romantik, impresionist dhe modern, të mishërur tek autorë të mirënjohur të secilës periudhë, si Mozart, Çezar Franck, Johann Froberger-(bogofier) dhe një autor modern shumë i freskët, brazilianin Heitor Villalobos.
ǒpërfaqëson në jetën artistike të një instrumentisti realizimi i një koncerti recital?
Koncerti recital është një paraqitje, një përballje me publikun dhe me vetveten, pasi me atë çka jep, mundëson vlerësimin e përgatitjes së tij si edhe pozicionohet në aspektin e nivelit profesional. Personalisht besoj se ky recital ishte një dëshirë e brendshme, pasion, një akumulim, të cilën duhet ta transmetoja jashtë vetes. Madje, auditori dhe kolegët e mi u befasuan me paraqitjen time, po ashtu edhe unë u befasova me veten. Por e gjithë kjo nuk mund të vijë pa një ndërgjegjësim, një kuptim të thellë dhe më pas një zbërthim në interpretim të asaj që luan.
Folët pak më lart për një risi në interpretim. Çfarë nënkuptoni me këtë?
Eshtë një përpjekje për mënyra të reja të të kërkuarit të tingullit dhe të kënduarit të frazave. Stili klasik mbetet gjithmonë i tillë dhe pa e prishur këtë format jam përpjekur të sjell gjëra të reja, si p.sh. një pjesë melodike që vjen në kreshendo, gjithmonë pa e dëmtuar, ta sjellësh në një formë më të "thyer", që në prekje apo edhe dinamikës së interpretimit, që të lejon një ndjesi më të madhe interpretimi, por pa prekur limitet që mund ta shpërbënin pjesën. Vetë përzgjedhja e autorëve më ndihmuan që të zbërtheja në detaje të gjitha pjesët, si teknikisht, ashtu edhe emocionalisht. Secili autor ka veçantitë e tij, të cilat përkojnë me secilin prej nesh, p.sh. të Franck, i cili është ndikuar shumë nga shkolla e Bach-ut, pjesa e fundit ishte një fugë, një pjesë muzikore tepër e vështirë, e cila shpeshherë konsiderohet si matematika e muzikës. Pavarësisht nga kjo, mua më pëlqen shumë, pasi është shumë interesant fakti i kalimit të temave, në zëra të ndryshmë. Madje te kjo fugë mund të them se kisha krijuar "skenarin" tim, dialogun me katër personazhe... Besoj se e kisha ndërthurur shumë mirë edhe emocionalisht të gjithë programin në tërësinë e tij...
Mënyrat e reja të interpretimit në instrumentet muzikore, që ju përmendët më lart, sa prezente janë në metodikat e Akademisë?
Eshtë për të ardhur keq, pasi ende në shkollën tonë, në përgjithësi, mbizotëron metoda klasike strikte. Natyrisht këtu ka shumë vend edhe për punë dhe kërkim individual, por gjithsesi edhe metodika ka një vend shumë të rëndësishëm. Gjatë periudhës që kam qenë studente, fluksi i pedagogëve të huaj që vinin për "master-class" të ndryshme ishte shumë më i madh se në ditët tona. Ka shkolla dhe rryma të ndryshme interpretimi dhe për këtë arsye unë u përpoqa që në koncertin tim recital të vendosja në program të gjitha stilet e interpretimit, me besimin se e kam justifikuar mirë këtë. Por le të mos harrojmë se edhe tek unë ky nivel interpretimi erdhi "pak" me vonesë, pas vite pune dhe kërkimesh personale.
A tregojnë studentët interesin e duhur gjatë procesit mësimor?
Kam përshtypjen se interesi i tyre po vjen duke u ulur nga viti në vit, në parametra të dukshëm. Shumë prej tyre i shtyjnë provimet pa asnjë shkak për në vjeshtë, e thënë ndryshe, një mungesë e madhe serioziteti nga ana e tyre. Kur një program nuk arrin të ezaurohet në kohën e duhur për t’u paraqitur në një provim, imagjinoni për cilësinë me të cilën mund të ekzekutohet ky program.
Cilat janë arsyet, sipas mendimit tuaj, që interesi i studentëve vjen në rënie? Mos vallë vetë shkolla nuk është në gjendje t’i motivojë, apo thjeshtë mungesa e një perspektive të qartë ndikon negativisht?
Besoj se arsyet janë komplekse. Të dyja arsyet që ju përmendët luajnë rol, të ndërthurura midis tyre. Çdo student që mbaron këtë shkollë duhet të ketë një ide të qartë për atë çka do të ndodhë me të pas përfundimit të studimeve. Pra, duhet të ketë një profilizim të qartë në aspektin profesional. Kam bindjen se duhet të ketë një specifikim të rrugës që do të ndjekë secili prej studentëve, qoftë edhe nëpërmjet një specializimi njëvjeçar, element që i mungon shkollës sonë në përgjithësi. Nga ana tjetër, edhe fakti që studentët pas përfundimit të shkollës ndeshin probleme me ushtrimin e profesionit të tyre, është një arsye që nuk mund të anashkalohet. Në këtë aspekt lidhja me profesionin është mbi baza të mirëfillta shpirtërore. Vetëm pasioni dhe vitet e shumta të përkushtimit janë ato që të mbajnë të lidhur me pianon apo çfarëdo instrumenti tjetër. Në rastin e këtij koncerti recital p.sh., isha e detyruar që gjithçka ta përgatisja vetë, duke filluar nga programi, skena, ftesat, përgatitja individuale etj., megjithëse pata edhe mbështetje nga Akademia.
Prej gati një viti luani piano në emisionin “Telemëngjes” në TV Arbëria. Në çfarë drejtimesh ju ka ndihmuar loja në piano gjatë këtij programi?
Më ka ndihmuar me të papriturat e këndshme, të cilat shpeshherë të venë në provë. Shpeshherë improvizoj. Kur dëgjoj një bisedë, përpiqem që emocionet që marr t’i kaloj edhe në interpretimin në piano. Por, sidomos më ka ndihmuar të çlirohem nga emocionet dhe që të jep një kënaqësi të veçantë.
Intervistoi: Leonard Olli