E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nokia 6681, telefoni që bën gjithçka

08/06/2005  Fotokamera, videokamera, lexues MP3, Bluetooth, e-mail dhe një kartë memorie për të plotësuar të gjitha dëshirat e përdoruesve.

Nokia ka prezantuar modelin e ri të telefonit celular 6681 me një dizenjim të rafinuar dhe me shumë funksione të përfshira në një objekt të vetëm. Me pak fjalë ai është telefoni që ka gjithçka dhe që bën gjithçka që ne duam.

Ka një ekran me ngjyra të jashtëzakonshëm, një fotokamera dixhitale prej 1,3 megapixel e aftë edhe të regjistrojë video të shkurtra. Ka të përfshirë programin XpressPrint për të stampuar direkt e në celular, është i pajisur me një lexues MP3 për të dëgjuar muzikë edhe gjatë kohës kur jeni duke lëvizur.

Gjithashtu mund të lexoni e-mail dhe dokumentet e bashkangjitura, falë lidhjes së tij me internetin si dhe është i përshtatur teknologjisë Bluetooth për të transferuar dokumente dhe imazhe në programe dhe modele të tjera të përshtatshme me të.

Ky model gjithashtu ka edhe funksionin ‘push’ për të marrë automatikisht e-mailet, pa pasur nevojën të lidhemi në internet. Falë një karte memorieje prej 64 megabyte (MB), që dhurohet bashkë me telefonin, Nokia 6681 mund të ruajë një pafundësi informacioni. kërkon në Internet dhe mund të shkarkojë dokumente dixhitale nga faqet webi duke i ruajtur ato si informacione në telefon.

Modeli 6681 është një telefon me tre banda, që shumë lehtë mund të përdoren edhe jashtë vendit. Megjithëse nuk është aspak i vogël por as edhe i lehtë. Ka një peshë mesatare prej 131 gram.

fotokamera aktivizohet kur hapet kapaku dhe ka mundësinë të lidhet apo shtohet një flesh. Ka një zoom dixhital të rregullueshëm (1-6x) si dhe disa programe për rregullimin e fotografive si Movie editor, Editor videoclip, Image show. Gjithashtu është i mundur edhe shfrytëzimi i shërbimit Lifeblog.

Të gjitha këto funksione kanë si qëllim një autonomi të plotë, duke lejuar përdoruesin të bisedojë rreth 4 orë në telefon pa u shkarkuar bateria. Çmimi i këtij modeli është

450 euro.

Por krahas modelit Nokia 6681, kompania ka njoftuar se do të përhapë edhe videolojrat N-Gage për të gjithë modelet e telefonisë së saj, sidomos për modelet smartphone Symbian, që deri më tani nuk i përshtateshin lojërave. Këto i ka bërë të ditura gjatë një konference për shtyp Gerard Wiener, drejtori dhe menaxheri i përgjithshëm i Nokias.

Wiener ka deklaruar se Nokia me platformën N-Gage ka arritur t’u ofrojë lojtarëve të celularëve një eksperiencë tërësisht të re dhe interesante.

Drejtuesit e Nokias kanë pohuar se shoqëria parashikon të shesë këtë vit rreth 250 milion smartphone, megjithëse këta telefona inteligjentë të afta të dallojnë videolojra do të dalin gjatë gjysmës së parë të vitit 2006.

Mendohet që së shpejti celularët të përdorin lojëra që ruhen në kartat e memories ashtu si lojërat e shkarkuara, dhe që mund të lidhen me telefonin ose përmes një lidhjeje me kompjuterin. Nokia gjithashtu njoftoi se do të realizojë një sërë modifikimesh që synojnë të standardizojnë të gjitha lojërat, në mënyrë që të eliminohet ripërshtatja e tyre për çdo telefon.

Të rejat e fundit që vijnë nga kompania Nokia duket se gjithnjë edhe më shumë po konfirmojnë teknologjinë moderne që shfrytëzon ajo në botën e telefonisë celulare. Ndërkohë që tashmë ajo po synon të zërë një vend nderi edhe në industrinë e videolojrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›