Ambasada gjermane, vizë nëse di për Krishtin

07/06/2005 Gazeta “Bild” publikon një pyetësor të sajuar rreth fesë pas propozimit për të testuar njohuritë katolike të aplikantëve të verës. Kjo në këmbim të zbritjes së tarifës së vizës
Sërish një histori me viza për shqiptarët që duan të ikin në Gjermani. Kësaj here është e përditshmja “Bild”, ndër më të mëdhatë në këtë vend, që ka vendosur në qendër të saj ambasadën gjermane në Shqipëri, lidhur me një numër të madh vizash për praktikantët katolikë shqiptarë, që do të marrin pjesë në Ditën e të Rinjve të Botës. Rreth 800 mijë të rinj katolikë nga gjithë Bota, do të festojnë Ditën e të Rinjve të Botës në Cologne, në gusht, në Gjermani. Janë bërë shumë kërkesa për vizë, për të hyrë në këtë shtet. Zyra e Ministrisë së Jashtme ka menduar një gjë të pazakontë për të ndaluar abuzimet.
Ja çfarë shkruan “Bild” me këtë rast, artikull, që është komentuar më pas nga “Dojçe Vele Uord”.
Gjermania kërkon të duket si një shtet që mirëpret Botën. Një vit më pas, miliona njerëz do të jenë të pranishëm në Kupën e Botës. “Gjithë Bota, mysafire e Gjermanisë”, është slogani që është zgjedhur për të promovuar këtë ngjarje.
Ndërsa, Dita e Të rinjve të Botës mund të mos pranohet me aq shumë bujari nga zyrtarët konsullorë gjermanë, por pjesëmarrja e Papa Benediktit XVI, është një çështje që e kërkon këtë angazhim.
Vizitorët
“Si përfundim, vizitorët e ‘Ditës së të Rinjve’ të ardhur nga mjaft vende, që u duhen akoma viza për të hyrë në Gjermani, nuk do të paguajnë tarifat normale”, ka deklaruar Ministria e Jashtme. Në vend të kësaj ata mund të japin prova për bindjet e tyre kristiane. Të hënën, tabloidi gjerman “Bild” publikoi një pyetësor të sajuar kristian bashkë me përgjigjet për aplikuesit e vizave në Shqipëri, për ta plotësuar përpara se t’u jepet viza hyrëse për në Gjermani.
Pyetjet
“Kur dhe si vdiq Jezusi?”, është një pyetje. “Cilët janë emrat e bijve të Adamit dhe Evës?”, është një tjetër pyetje, dhe në fund: “Sa gjatë qëndroi Jezusi mbi tokë pas ringjalljes përpara se të shkonte për në qiell?”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme tha për “DW-World” se ambasada gjermane në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, vetëm ka sugjeruar një procedurë të tillë, por nuk e ka aplikuar atë për ta plotësuar sipas një formulari tip që përdoret për marrjen e vizave në rastet e tjera.
Ajo përdor të njëjtin ton sarkastik si të “Bild”, kur përgjigjet se “Tani këto pyetje (sipas përgjigjeve të “Bild”) ishin të njohura, dhe nuk mund të përbënin arsye për t’ia kërkuar atyre”, ishte përgjigjja zyrtare.
“Çfarë duhet të ndodhë? Aplikantit mund t’i bëhen një ose dy pyetje gjatë intervistës së tyre në ambasadë, për të testuar njohuritë e tyre kristiane”, tha zëdhënësja kësaj here seriozisht. Sipas tij, janë kishat lokale, të cilat mund të lëshojnë një letër rekomande për aplikantët përpara se ato të paraqesin dokumentacionin në ambasadë. “Me krahë të lehtë” për Gjermani, është urimi që mund të bëhet në këtë rast.
Pyetësori sipas “Bild”
“Kur dhe si vdiq Jezusi”?
“Cilët janë emrat e bijve të Adamit dhe Evës”?
“Sa gjatë qëndroi Jezusi mbi tokë pas ringjalljes përpara se të shkonte për në qiell”?
Ambasadori Vek firmosi 2000 vizat e anuluara të shqiptarëve
Ministria e Jashtme e Gjermanisë vendosi vitin e kaluar anulimin e 2000 vizave Shengen, të marra nga shqiptarët në ambasadën gjermane në Tiranë. Lajmi u bë publik nga mediat gjermane, të cilat theksonin se federalët kishin filluar hetimin ndaj disa diplomatëve gjermanë, ndërmjet tyre edhe ish-konsulli gjerman, Tomas Vek, i cili u largua nga detyra. Po sipas mediave gjermane, në fillim të korrikut të vitit të kaluar, Ministria e Jashtme e Gjermanisë vërtetoi raportimet e të përjavshmes "Der Spiegel" për abuzime në dhënien e vizave për shqiptarët, në ambasadën e Tiranës. Në të përditshmet gjermane thuhej se, Ministria e Jashtme kishte pohuar që të gjithë ata punëtorë të ambasadës së Gjermanisë, për të cilët do vërtetohet që janë të implikuar në skandalin në fjalë, duhet të llogarisin, jo vetëm pasojat profesionale, por edhe “hapa të drejtësisë”. Gjithçka ka nisur pas një denoncimi anonim. Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte dërguar një komision të posaçëm në ambasadën e Gjermanisë në Tiranë, që kishte konstatuar se ka patur raste korrupsioni, shërbimesh miqësore apo edhe lëshime të rënda profesionale.