E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benajun: Liverpuli gati të përballojë Çelsin

Liverpul - Liverpuli, me fitoren e thellë 4-0 të arritur përballë Blekburnit këtë javë në Premier Ligë, reagon në mënyrën më të mirë ndaj humbjes 1-3 që pësoi nga Çelsi në Ligën e Kampioneve. Këtë gjë e shpreh edhe futbollisti i Liverpulit, Josi Benajun.

“Tani jemi të gatshëm të përballemi me Çelsin për ndeshjen e kthimit. E dimë se do të jetë shumë vështirë të martën në “Stamford Bridge”, por do të provojmë të japim maksimumin tonë, pasi në futboll mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi Benajun për “Liverpool Channel”.

Lidhur me ecurinë e skuadrës së tij në kampionat, ai shprehet se duhet të vazhdohet me fitoret, në mënyrë që t’i bëhet sa më shumë presion skuadrës së Mançesterit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›