Galiani: Do të rikthejmë të rinjtë krahas të mëdhenjve
Milano - Skuadra e Milanit pritet të bëjë shumë ndryshime në fund të këtij sezoni, pas dështimit në të gjitha frontet për dy vite radhazi. I bindur për ndryshimet që i duhen ekipit është edhe administratori i deleguar, Adriano Galiani.
“Nëse dëshiron trofe, duhet të kesh një klub të madh, një trajner të mirë dhe një skuadër kompakte, -deklaron Galiani për ‘Tuttomercato’. -Është vështirë të garosh në blerjen e lojtarëve me skuadrat të cilat fitojnë dyfish më shumë se ne, dhe që kanë taksa shumë më të ulëta”.
Lidhur me të ardhmen, ai shprehet: “Ne duhet të krijojmë një strategji të veçantë. Do të sjellim në skuadër disa emra të mëdhenj. Gjithashtu ne kemi disa lojtarë të rinj, të cilët po luajnë në skuadra të ndryshme. Këtu mund të përmend Alberto Paloskin, Davide di Xhenaron dhe Injacio Abaten. Sipas të gjitha gjasave ata do të rikthehen në fund të sezonit”.