Aston Vila dhe Evertoni ruajnë pozitat (video)
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 32-të në Premier Ligë, ajo mes Aston Vilës dhe Evertonit është ndarë në barazim 3-3. Evertoni iu afrua më shumë fitores, pasi arriti dy herë të krijonte avantazhin prej dy golash.
Golin e parë për Evertonin e shënon Felaini në minutën e 19-të. Kehill dyfishon rezultatin në minutën e 23-të, pas një rrëmuje në zonë. Kerriu ngushton rezultatin për Aston Vilën në minutën e 33-të. Me rezultatin 2-1 mbyllet edhe pjesa e parë.
Në minutën e 53-të është sërish Evertoni që shënon me anë të Pienar, duke i çuar shifrat në 3-1. Milaner arrin të shënojë golin e dytë për vendasit e Aston Vilës vetëm dy minuta më vonë. Barazimi do të vinte në minutën e 66-të, pas një penalltie, e cila ekzekutohet me saktësi nga Berri.
Me këtë barazim skuadrat ruajnë pozitat ndaj njëra-tjetrës. Aston Vila ndodhet në vendin e pestë me 53 pikë, ndërsa, Evertoni ndodhet një vend më poshtë me një pik më pak.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.