E Diel, 1 Nëntor 2026

Bencivenga: Tirana, së shpejti në kryeIsh-zëvëndësi i bashkëkombasit të tij Leonardo Menekin në sezonin 2005-2006 ndihet i kënaqur me këtë rikthim të tij pas më shumë se dy vjetësh

Në stërvitjen e parë bardheblu ka nisur punën dhe zv/trajneri italian Mauro Bencivenga, i cili do të jetë përkrah Agustin Kolës në pjesën e dytë të kampionatit. Ish-zëvëndësi i bashkëkombasit të tij Leonardo Menekin në sezonin 2005-2006 ndihet i kënaqur me këtë rikthim të tij pas më shumë se dy vjetësh.

“Jam shumë i kënaqur për rikthimin te Tirana. E pranova me kënaqësi detyrën që më ofruan drejtuesit e klubit. Tirana është një skuadër e madhe dhe me shumë kualitete në përbërjen e saj. Megjithëse e ka humbur vendin e parë mendoj se me durim dhe me kulturë të lartë pune do të rikthehet në krye”, u shpreh ndihmësi i Agustin Kolës.

E Hene, 05 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›