Benedikti XVI te enjten ne Edinburg vizita e pare shteterore e nje Pape ne Mbreterine e Bashkuar
Zemra i flet zemres eshte fraza e zgjedhur nga Papa Benedikti XVI per te karakterizuar udhetimin e tij apostolik ne Mbreterine e Bashkuar marre nga motoja kardinalore e te lumit te ardhshem kardinalit Henri Njuman. Ati i Shenjte do te mberrije ne token britanike te enjten pas dy ditesh e do te qendroje deri te dielen ne qytetet e Edinburgut Gllazgout Londres dhe Birmingamit. Kjo eshte vizita e pare shteterore e nje pape ne Mbreterine e Bashkuar pas kater vizitave te nje sovrani britanik ne Vatikan.
Nder etapat me domethenese te udhetimit te ardhshem apostolik te Benediktit XVI eshte pa dyshim lumnimi i kardinalit Xhon Henri Njuman te dielen. Qe i ri Jozef Racinger e ka konsideruar gjithnje teologun e njeriun anglez te letrave si model per tu ndjekur e shpesh ka reflektuar mbi teologjine e tij te ndergjegjes. Po pershkojme disa nga keto reflektime te shoqeruara nga notat e Lead kindly light Na udhehiq o drite e embel himn i kompozuar nga vete kardinali Njuman ne vitin 1833.
Per kardinalin Njuman shkruan Papa ne kohen kur ishte ai vete kardinal ndergjegjja nuk do te thote vetevendosje e subjektit ne nje bote pa te verteta. Do te thote perkundrazi prani e perceptueshme e se vertetes nga vete subjekti pra njeriu. Ne listen e virtyteve Njuman nenvizon rendesine me te madhe te se vertetes mbi miresine ose per ta thene ne nje menyre me te kuptueshme per ne ndash shpjegon Benedikti XVI ndash rendesine e se vertetes mbi konsensusin mbi pranimin nga ana e grupit ku cdo njeri ben pjese. Gjate vizites se fundit te ipeshkvijve te Anglise e te Uellsit ne shkurtin e ketij viti Papa theksoi.
Kardinali Njuman na ka lene nje shembull te jashtezakonshem besnikerie duke ndjekur ate kindly light ate drite te embel kudo ku ajo e conte edhe nese i duhej te paguante nje cmim te larte personalisht.
E me pas Benedikti XVI uron Shkrimtare e komunikues te medhenj me integritetin dhe personalitetin e tij jane te nevojshem per Kishen e sotme e shpresoj qe perkushtimi ndaj tij te frymezoje shume vete per te ndjekur gjurmet e kardinalit Njuman. I eshte kushtuar shume vemendje aktivitetit akademik te kardinalit por ndash thekson Papa ndash duhet pasur parasysh se ai ishte sidomos meshtar. Jozef Racinger e vlereson shume teologjine e kardinalit Njuman i cili e shpjegonte ekzistencen e njeriut duke filluar nga ndergjegjja apo nga marredheniet ndermjet Zotit e shpirtit. Ky lloj personalizimi ndash shpjegon Papa ndash nuk perfaqeson ndonje rruge drejt individualizmit dhe arbitraritetit por eshte rruge njohjeje e zhvillimi qe e con shpirtin drejt se vertetes. Per kete arsye kardinali Njuman u kthye nga feja anglikane ne fene katolike per kete arsye i ngjan kaq shume shen Augustinit nenvizon Benedikti XVI.
Rihapet e modernizuar Biblioteka e Vatikanit/Pas gjashte ditesh nje nga vendet me doreshkrimet e librat me te cmuar te botes do te jete serish ne dispozicion te studiuesve. Biblioteka Apostolike e Vatikanit do te hape dyert pas tri vjetesh restaurimi e ristrukturimi. Ky institucion kulturor unik ne bote per pasurine qe permban na paraqitet keshtu i rinovuar por gjithnje besnik ndaj frymes se sherbimit humanist e universal me te cilin kryen prej 5 shekujsh misionin e vet. Nje shtepi mikpritese e shkences qe u hap dyert studiuesve nga e gjithe bota pa dallim prejardhjeje feje e kulture keshtu e pati perkufizuar Papa gjate vizites se tij ne Biblioteken e Vatikanit me 25 qershor 2007. Themeluar nga Papa Siksti IV ne vitin 1475 me 20 shtatorin e ardhshem Biblioteka do te vere serish ne dispozicion 150 mije doreshkrimet 1 milion librat prej te cileve 8.400 inkunabula pra libra te botuar para vitit 1500 si edhe qindra mijera monedhat medaljet e incizionet te shoqeruara nga risi teknologjike per ta pershpejtuar e per ta bere sherbimin me te sigurte. Natyrisht pa humbur karakteristiken e saj humanistike sic thekson ne mikrofonin tone Prefekti i Bibliotekes imzot Cezare Pazini Fryma humanistike ndash qe ne vete termin lidhet me epoken e themelimit te Bibliotekes Vatikanase ndash shpreh mbeshtetjen e bindur per punen kerkimore te bere ne menyre serioze e te dokumentuar me durim me drejtpeshim me aftesi konfrontimi e me pervuajteri per sukseset sic na ka mesuar humanizmi. Kjo fryme kujton piken e domosdoshme te referimit per cdo studim qe eshte njeriu arsyeja e tij realiteti i tij shpirteror dinjiteti i tij. Kujtojme se ne Biblioteken e Vatikanit ruhen dokumentat e para te gjuhes shqipe si Meshari i Gjon Buzukut si edhe shkrime te tjera te rendeishme mbi historine dhe kulturen e kombit shqiptar.
Marre nga Radio Vatikani