Kur opozita ka si kauze te vetme gjuetine e shtrigave
Kishte dicka qe te linte pa rend e mend ne konferencen e djeshme per shtyp te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Duke komentuar ndryshimet ne kabinetin Berisha ai lakoi me gojen e tij dy fjale te cuditshme per nje politikan modern shpartallim moral dhe djall. Terma te sprovuar aq shume nga mullahet talebane ne malet e Tora-Bora-s saqe tingelluan thagma ne konsumin e perditshem politik ne Tirane. Natyrisht refreni i tij eshte se binomi politike dhe ekonomi jane si rezultat i kutive te mbyllura dhe se PS-ja do te beje cdo gje per ta larguar kete qeveri. Mirepo ne shpresojme qe Edi Rama te beje llogari cdo gje te ligjshme dhe demokratike ne luften e opozites per te larguar poziten e shumices dhe jo cdo gje pa limit. Eumlshte e qarte se njerezit e pamatur jane te pazote per ta parashikuar te ardhmen. Slogani i vjeter i Te Majtes se Re Ji Praktik kerko te pamunduren duhet te ndryshohet Ji Praktik Shpreso te Pamunduren.
Ndersa pritet reforma zgjedhore ne zyrat e agjitpropit socialist pergatitet shpelarja e perditshme masive e trurit ku listat e perndjekjes paramendojne goditje te perqendruara me buletine akuzash pa fakte sepse mjafton propaganda duke sulmuar paralizuar perbaltur poshteruar izoluar apo edhe vrare moralisht kundershtaret nepermjet medieve dhe thashethemeve. Ata kane nje precedent ne shtepi. Komunizmi ishte i pari sistem qe alternoi ne menyre te perkryer teknikat e agjitacionit masiv partiak me dhunen verbale te trakteve dhe fleterrufeve populizmin me mashtrimin dacebao rrugen e ndritur te sukseseve me qorrsokakun e pashmangshem historik.
Afermendsh Edi Rama po perdor pikerisht zhargonin puritan si inkuizicionist ku shikon djall-in fiks si ne gjuetine e shtrigave te Mesjetes. Dhe per te bere spastrime eliminime perjashtime diskriminime demontime diskreditim moral brenda partise perdor regjistra shkolle nate ku me tre mungesa pa arsye flakesh jashte pavaresisht kontributit dhe atributit ne parti a demokraci. Sikunder per ata jashte partise - sic tha dje ndash ka vetem nje menyre per ti flakur shpartallime. Ngjante fiks si nje spiker lajmesh propaganduese te TVSH-se komuniste ku shpallej cdo muaj shpartallimi i nje grupi armiqesor nga Partia. Sikurse sot menyrat dhe mjetet e ringjalljes se frikes dhe te panikut kolektiv jane te ideuar nga po ato ish-spiune te kualifikuar komuniste te papenduar me ish-gazetare te deshtuar me ish-sigurimsa te staxhionuar qe kerkojne nepermjet sherbimeve te ndyra te behen te besueshem dhe te pelqyeshem Egoarkut. Medie afer vathes socialiste u japin sponda per te atakuar maxhorancen ne menyre qe te perfitojne kablle financiare ne bashkite socialiste apo si ndonje gazetar me shtepi tek Kodra e Diellit. Sidoqofte e gjithe kjo fushate e panderprere tensionimi me telekomande nje sukses te pameshirshem e ka pasur. Edi Rama ka pasur sukses ne humbjen e besimit te opinionit publik te mediet dhe institucionet e pavarura.
Primitiviteti dhe banaliteti jane bere tashme dy shinat mbi te cilat opozita shtrin programin e saj. Sigurisht shterpesia e mendimit per te konkurruar e con tek keto dy shina qe opozitat euro-parlametare i kane braktisur ato duke futur ide e vizione moderne te organizimit e drejtimit te politikes dhe shoqerise. Po ku qendron deshtimi i opozites Per ne deshtimi eshte tek lufta ndaj vetvetes duke u bere e pabesueshme ne opinionin e gjere me politiken e re te tyre qe shkon deri ne vandalizem politik sipas interesave personale. Me paciptesi totale keta opozitare qe mediet e shituara nga pronaret majtas i kane te abonuar ne edicionet e tyre akuzojne pafund. Eumlshte konflikti i interesit qe i verbon keta opozitare socialiste qe me qendrimin e tyre po zhvleresojne vetveten duke u bere perhere e me te pabesueshem tek ata qe i ndjekin. Bile behen edhe banale kur perpiqen te mbrojne Porosite e liderit shpirteror politik te radhes per ti thene neser faktet duke u bere si zedhenes te tij me teorine e banalizuar se tepermi per hapjen e kutive.