Tri mungesat pa arsye dhe dentisti shpetimtar
Viti i ri shkollor per nxenesit kokoroce dhe nxeneset spitullaqe te Partise Socialiste te Shqiperise duket se ka filluar me nje jave vonese. Nese sistemi shkollor per institucionin qe drejton zoteria Myqerem Tafaj ngriti siparin te henen e pare te shtatorit sistemi parashkollor qe drejton kryetari i selise roze dhe njeherazi ish-pedagog i Institutit te Larte te Arteve zoteria Edi Rama zuri fill ne te njejten dite te kesaj jave qe ka hyre te henen por ne date te ndryshme. Duket sikur simptomat e 28 -29 Nentorit po rikthehen zeshem ne psikiken e socialisteve si per te thene se edhe pse jemi pjese integrale e te njejtit sistem huqin e kemi te kalit te kuq dhe kthesat i marrim ndryshe-ndryshe.
Oret e mesdites se dites se hene na bene me dije se kryetarin roze nuk e kishte zene gjumi. Duket se gjithe naten e kishte kaluar mbi fletore shkrimi bukurshkrimi apo aritmetike si per te vene rregull te nxenesit e tij qe frekuentojne lsquome korrespondence Fakultetin e Studimeve PostParlamentare qe tashme ka ndryshuar formen dhe mobilimin. Edhe pse zoteria Eduard Shalsi nuk po le fjale te fjalorit per te vene me shpatulla pas muri zoterine Genc Ruli per ekspoziten Shqiperia dje edhe pse zonja e nderuar Ledi Shamku leshoi pakursyer nje lume kritikash ndaj politikave demokrate ne sistemin arsimor perseri kreu i bashkise dhe njeherazi kreu i selise se xhamte nuk duket se gjeti derman per te vene lsquonen hyqem te gjithe ushtaret e tij te Pallatit Roze. Si per ti bere fort me dije se kush mungon ne klase kush del nga rreshti kush ben tri mungesa pa arsye kush nuk e mban veshin ne mesim kush nuk i mban iso te parit e pret perjashtimi perfundimtar nga...shkolla parlamentare.
Dikur e nje kohe kur ne pozite pa opozite te vendit ishin individet kuqe-alle me mbiemra te njejte por me emra te ndryshem nga keta opozitaret e sotem roze-portokalli sistemi arsimor ishte top. As te shkonte mendja ti pervidheshe ndopak mesuesit ti shpetoje shikimit te tij te vengert as te mos e mendoje se mund te mungoje pa arsye ngaqe me tri mungesa te ketilla mesuesi kujdestar lexo kryetari i grupit parlamentar te shpinte zvarre e me nje fryme te zyra e drejtorit lexo kryetarit. Ky i fundit pasi kryente disa ecejake nga dera e zyres te portreti i merhumit trashte zerin frynte bulcite kalonte fjaline nga menyra deftore ne ate urdherore dhe te jepte fermanin Nese e ben edhe nje here je i perjashtuar perfundimisht nga shkolla lexo parlamenti. Kesaj radhe mesuesi kujdestar do te te lere me nje kembe perpara derrases se zeze apo do te te shkule llapen e veshit aq sa te te kercase fort kerci i tij
Asohere edhe pse regjimi i vizave per te hyre e dale lirshem e sipas qejfit ne mjediset e brendshme te institucionit perkates ishte rreptesisht i kufizuar te gjithe te pabindurit lepe-peqe te rregullores se brendshme te institucionit ne fjale e kishin ne maje te gjuhes nje shprehje qe jo rralle i nxirrte nga situata si dhe u mundesonte frekuentimin e institucionit per ditet ne vazhdim I pernderuari kryepedagog isha te dentisti. Veshtire te te shkoje mendja se kjo shprehje qe dikur hante buke te baballaret do te pije uje te bijte. Megjithate ia vlen te provohet kur nuk ke shteg tjeter per te ndjekur. Sikur nxenesit kryenec Ben Blushi ti kishte shkuar ne mend ky togfjalesh i arte me gjasa do te ishte ende pasagjer i privilegjuar i autobusit parlamentar ngjyre portokalli. Ne te kundert falmeshendet...foltores