Heshtja e fshehur e akademikeve serbe
Politikat hegjemoniste shteterore te Serbise gjithmone qe nga krijimi i shtetit serb jane ideuar jane ndikuar jane frymezuar dhe udhehequr nga elitat intelektuale serbe. Kjo historikisht ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe qe nga koha e Jovan Cvejicit ideologut te Nacartanise zanafilla e Programit serb per Serbine e Madhe dhe deri te ideologet modern te nacionalshovinizmit serb Andric Cubrilloviq Elmecic Tadic Qosic e keshtu me radhe. Kulmi i ndikimit te akademikeve serbe ne politiken serbomadhe te koherave moderne eshte hartimi i Memorandumit i cili me berjen e tij publike ne vitet 80 konsiderohet program nacional per realizimin e projektit per Serbine e Madhe. Por edhe me shume se kaq Memorandumi ishte baze e fuqishme dhe e drejtperdrejt ideologjike e levizjes nacionaliste serbe e cila levizje gjithnje nen drejtimin e Sllobodan Milosheviqit i shkaktoi te gjitha lufterat e viteve lsquo90 ne ish-hapesirat e shtetit jugosllav. Memorandumi serb ishte udherrefyes per politiken per synimet shteterore serbe qe kishte per objektiv Programin per Serbine e Madhe. Ai pra Memorandumi serb shpiku trilloi armikun e Serbise e homogjenizoi kombin serb kunder armikut imagjinar. Memorandumi si program nacional serb ngrihej mbi konceptet ideologjike nacionaliste interesi nacional serb komb-shtet bashkimi i trojeve etnike serbe bashkimi i kombit serb etj. Por Memorandumi serb shquhej edhe per perdorimin agresiv barbar te gjuhes se urrejtjes gjuhes se dhunes me cka vecoheshin ato koncepte nacionaliste qe ishin te drejtuara kunder ne shqiptareve.
Pa dyshim politika e shtetit serb edhe sot vazhdon te ndikohet nga ato programe nga ata ideologe nga te njejtit akademike serbe te cilet ndonese nuk jane aq te zeshem sikur decenie me pare vazhdojne te jene strumbullar shpirteror dhe jo vetem ideologjik i aspiratave dhe programeve serbomedha. Prandaj heshtja dinake mos paraqitja e theksuar ne opinion e ketyre akademikeve te llojit te Qosicit Ekmecicit dhe te tjereve nuk nenkupton se politika shteterore e Serbise eshte ne rruge qe te lirohet nga ai ndikim. Perkundrazi frymezimi ideologjik programatik me permbajtje te thelle nacionaliste pra edhe per politiken e Beogradit zyrtar vazhdon te vjen nga ato qarqe akademike serbe. Ne kete kontekst do te thoshim se pushteti aktual serb vazhdon te jete rob i atyre programeve dhe ideve nacionaliste serbomedha. Nderkohe qe as pushteti serb dhe as vete akademiket nacionaliste serbe nuk jane te mendimit se Serbia ka bere krime masive dhe gjenocid. Pra elitat politike serbe vazhdojne te jene peng i ketyre qarqeve nacionaliste ne Akademine Serbe te Shkencave dhe Arteve. Te kemi parasysh se ne vitet 1993/1994 Partia Demokratike e Serbise nen udheheqjen e Zoran Gjingjicit e nderroi kursin politik dhe u zhvendos ne krahet e ideve politike serbomedha te Dobrica Qosicit dhe te bashkepunetoreve te tij si filozofit Lubomir Tadiq babai i kryetarit serb Tadiq akademikut Millorad Ekmecic etj. Ky i fundit fjala vjen dite me pare i akuzonte SHBA-te se gjoja me lufterat e viteve lsquo90-ta ...nuk lejoi qe populli serb te rimekembte shtetin qe po e krijonte ne dy shekujt e fundit. Ndersa ne kontekst te betejes serbe kunder pavaresise se Kosoves po i njejti akademik serb konstaton se Kjo eshte njera prej betejave tona te medha ne emer te njerezve dhe shteteve qe i kundershtojne SHBA-te.
Sa i perket opinionit publik politik ne Serbi kane te drejte te gjithe ata te cilet vleresojne se ai opinion eshte edhe me i roberuar me ide nacionaliste se qe ishte ne vitet lsquo90. Akademiket serbe po aq sa edhe pushtetaret dhe vete qytetaret serbe mendojne se fundshekulli i kaluar dhe fillim shekulli i ri ishin perkatesisht jane cast historik per realizimin e endrres serbe krijimin e Serbise se Madhe. Prandaj nese dikush mendon qe ta hape temen e pergjegjesise morale politike dhe njerezore te akademikeve serbe per politiken serbomadhe dhe pasojat qe ajo i la per popujt e shumte ne rajon duket se duhet pritur kohe. Kjo sepse jo vetem qe politika shteterore serbe nuk eshte e gatshme per nje rishikim te drejte te historise nacionaliste te politikes saj por edhe per arsye te thjeshte se pushtetaret ne Beograd vazhdojne te mendojne dhe te veprojne ashtu sic i kane mesuar dhe i mesojne akademiket nacionaliste serbe.
Autori eshte shef i Departamentit te Shkencave Politike ne Universitetin e Prishtines