Benfica mposht Liverpoolin

Benfica, Hamburg dhe Fulham kanë epërsi të lehtë pas ndeshjeve të para çerekfinale të Europa League. Të tri këto ekipe kanë arritur fitore si vendas me rezultat identik 2-1 përball Liverpoolit, Standard Liege, respektivisht Wolfsburgut. Ndërsa, Valencia ka barazuar 2-2 në shtëpi me rivalin spanjoll, Atletico Madrid, që ka epërsinë e golave mysafir.
Gjiganti portugez mposhti Liverpoolin 2-1 duke bërë rikthim sensacional në rezultat pas epërsisë së Reds në pjesën e parë 0-1 me golin e qendërmbrojtësit Daniel Agger. Mirëpo, përjashtimi i sulmuesit holandez Ryan Babel në minutën e 31-të luajti rol vendimtar në epilogun e ndeshjes. Benfica shtoi presionin në pjesën e dytë duke arritur të barazoj rezultatin nëpërmjet Oscar Cardozo i cili realizoi nga penalltia në minutën e 59-të. I njëjti futbollist kaloi Benfican në epërsi 20 minuta më vonë përsëri nga penalltia, duke i siguruar ekipit fitoren me avantazh prej një goli para ndeshjes së kthimit në Anfield Road, javën e ardhshme.
Hamburg fitoi kundër Standard Liege 2-1. Gjermanët ishin në disavantazh kur Dieudonne Mbokani kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 31-të. Mirëpo, Mladen Petric nga penalltia (minuta 42) dhe Ruud van Nistelrooy (45) sollën epërsinë e vendasve në fund të pjesës së parë, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit. Fulham ishte në rrugë drejt fitores 2-0 ndaj Wolfsburgut mirëpo Alexander Madlung arriti të shënoj gol të rëndësishëm për mysafirët në minutën e 89-të. Më herët, Bobby Zamora ( minuta 59) dhe Damien Duff (62) shënuan për Fulhamin.
Valencia ishte dy herë në disavantazh kundër Atletico Madridit por arriti të barazoj 2-2, rezultat jo i favorshëm para ndeshjes së kthimit në Vicente Calderon. Diego Forlan e kaloi Atleticon në epërsi në minutën e 59-të por tetë minuta më vonë barazoi Manuel Fernandes. Atletico riktheu epërsinë në minutën e 72-të nëpërmjet Antonio Lopez ndërsa David Villa barazoi për 2-2 në minutën e 82-të. Atletico do të jetë nikoqir i ndeshjes së kthimit të enjten e ardhshme.
Ndeshjet çerekfinale:
Benfica-Liverpool 2 - 1
Fulham-Wolfsburg 2 - 1
Hamburg-Standard Liege 2 - 1
Valencia-Atletico Madrid 2 - 2