Seedorf, 34 vjeç, por nuk ndalet

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf planifikon të vazhdojë të paraqitet në shkallën e lartë për aq sa mundet, pavarësisht angazhimeve rreth punëve të bamirësisë. Veterani holandez, i cili është themelues i fondacionit Champions for Children që planifikon të ndërtojë 100 fusha sportive në mbarë botën dhe do të hapë një objekt në Afrikën e Jugut pas Kampionatit botëror, ka mohuar mundësinë e largimit nga Milan.
“Përderisa mund të paraqitem mirë në shkallën më të lartë, do të vazhdoj të luaj në fushë. Marrëdhëniet e mia me Italinë dhe Milanin kanë qenë të fuqishme, sidomos në 10 vitet e fundit, dhe jam bërë ambasador për Expo 2015, andaj jam shumë i përfshirë në qytet. Këtu është shtëpia ime”, tha Seedorf i cili festoi ditëlindjen e tij të 34-të të enjten.
Seedorf iu bashkua Milanit më 2002, ndërsa ka kontratë me klubin deri më 2011. Përveç angazhimeve në fushë, Seedorf është jashtëzakonisht i zënë edhe jashtë saj. Ai është i përfshirë në punë humanitare, është pronar i një restoranti si dhe zhvillon biznese tjera. “Pozita ime ma mundëson këtë. Shfrytëzoj këtë situatë që nëpërmjet mundësive të mia t’i ndihmoj ata që nuk janë në gjendje të mirë. Jemi të lumtur që mund t’i ndihmojmë njerëzit në nevojë”, përfundoi ish futbollisti i Ajaxit, i Real Madridit dhe i Interit.