Mllefi ndaj gropave

Çdo ditë në Prishtinë hapet ndonjë gropë e re. Shpesh të njëjtat, vetëm sa thellohen më shumë. Për rregullimin e disa rrugëve të kryeqytetit, nga buxheti komunal janë ndarë 17 mijë euro. Kurse vetëm për sanimin e gropave në këtë qytet janë paraparë 100 mijë euro. Muhamet Gashi, zyrtar për informim në Komunë, tregon se tenderi i është dhënë një kompanie e cila tashmë ka filluar rregullimin e gropave. “Me këtë buxhet është planifikuar rregullimi i 60 lagjeve të Prishtinës për këtë vit. Tenderin e ka fituar kompania “ABC” nga Podujeva në vlerë prej 100 e 30 mijë euro”, thotë Gashi për Express.
Por, qytetarët shprehen të mllefosur ndaj komunës, e cila, sipas tyre, nuk është duke bërë asgjë për rregullimin e infrastrukturës rrugore.
Gani Ejupi, qytetar i Prishtinës, shpreh shqetësimet e tij për rrugët e qytetit në të cilin ai jeton. “Nuk e di se si po mund të vazhdojë Komuna t’i shikojë rrugët e Prishtinës kështu. Është turp për një kryeqytet të jetë i tillë, të shëmtohet vetëm për disa gjëra shumë të vogla që ata mund t’i rregullojnë. Ka shumë gropa edhe një milion euro të ndahen për rregullim të rrugëve nuk dalin”, thotë Ganiu i mllefosur. Ai sqaron se në këto rrugë preferon më shumë të ecë në këmbë sesa me makinë. “Makinën e kam në shtëpi, e vetë dal në këmbë kur kam punë nëpër qytet. Është shumë vend i papërshtatshëm për të dal me makinë, se ka shumë predispozita për të mbetur aty ku ka ndonjë gropë të madhe”, thotë qytetari Gashi për Express.
Të njëjtin shqetësim e ka edhe Hana Berisha, e cila thotë se tash e sa muaj ka hequr dorë nga vozitja e veturës së saj për shkak të rrugëve të prishura të kryeqytetit.
“ Nuk mundem të vozis nëpër këto rrugë, shpresoj se do të bëjë Komuna diçka për këtë problem sepse nuk ia vlen që të prishet vetura. E për këtë punë më mirë kam vendosur të paguaj taksi se sa të dal me veturën time”, shpjegon Hana për Express.
Por, për Nol Dedën, ekspert i komunikacionit, nuk është shumë e rëndësishme pjesa e të hollave që ndahen për mbulim të gropave.
“Për mua më e rëndësishme është çështja e sigurisë së personit, sepse dihet që këto gropa goditëse nëpër qytet e rrezikojnë jetën e personit në një masë të madhe, çoftë ai vozitës apo këmbësor. Këto gropa goditëse në 40 përqind të rasteve bëhen shkak i këtyre aksidenteve”, thotë Deda për Express.