E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas përfundon sezonin

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas nuk do të luajë përsëri këtë sezon, pasi ka thyer këmbën e djathtë gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Fabregas, i cili u dëmtua gjatë barazimit 2-2, ishte frikësuar se ka pësuar frakturë, ndërsa pikërisht kjo ishte konfirmuar të enjten. Mesfushori spanjoll ndjeu dhimbje pasi realizoi golin e barazimit nga penalltia. “Kur kam ekzekutuar penalltinë jam ndjerë mirë por pas saj kur kam shkuar ta marr topin, nuk mund të ecja” tha Fabregas pas ndeshjes.

Arsenali e pagoi shtrenjtë barazimin me Barcelonën pasi reprezentuesi francez William Gallas pësoi lëndim në gju dhe dyshohet se nuk do të jetë në gjendje të luajë para Kampionatit botëror.

Ndërsa edhe sulmuesi rus, Andrey Arshavin është lënduar në pjesën e parë të ndeshjes dhe pritet të qëndrojë jashtë fushës për rreth tri javë. Mungesat e këtyre futbollistëve kryesor janë goditje e rëndë për Arsenalin që është në luftë për titullin e kampionit në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›