Abidal operohet me sukses, lë spitalin pas 1 jave
Barcelona ka bërë të ditur se mbrojtësi Erik Abidal i është nënshtruar me sukses operimit për heqjen e tumorit në mëlçi, ndërsa pritet që të dalë nga spitali pas një jave. Mbrojtësi 31 vjeçar francez i është nënshtruar operimit në ‘BarnaClinic’, pjesë e ‘Hospital Clinic de Barcelona’, ndërsa thuhet se operimi është kryer me sukses. Ky operim i vështirë është realizuar nga Josep Fuster Obregon dhe ekipi i tij, të cilët kanë konfirmuar largimin e tumorit. “Gjatë ndërhyrjes, e cila zgjati rreth tre orë, stafi mjekësor ia ka arritur ta largojë tumorin me anë të operacionit laparaskopik pa ndonjë komplikim. Lojtari pritet të largohet nga spitali pas një jave, pavarësisht nga progresi i tij. Duke rënë dakort me dëshirat specifike të vetë futbollistit, klubi kërkon maksimalisht respektimin e privatësisë së tij”, shkruan në komunikatën e klubit blaugrana.