E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bengazi, liron pengjet iraniane

Raportet nga Libia thonë se shtatë punëtorë iranianë që janë marrë pengje në Bengazi, janë liruar.

Shtatë personat që punonin për Gjysëmhënën e Kuqe, janë rrëmbyer nga persona të panjohur në muajin korrik.

Sipas raporteve, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të kthehen në Iran.

Nuk është ende e qartë se kush i ka liruar ata ose çfarë ka çuar në lirimin e tyre.

Bengazi dhe zonat e tjera të Libisë janë përballur me mungesë të madhe të ligjit, përfshirë rrëmbimet, pas revoltës së vitit të kaluar kundër regjimit të Muammar Qaddafit.

Militantët islamikë janë fajësuar për sulmin e muajit të kaluar në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi, ku kanë humbur jetën ambasadori amerikan dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›