E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vladimir Putin mbush sot 60 vjeç

Presidenti rus Vladimir Putin mbush sot 60 vjeç. Kjo që konsiderohet si mosha e daljes në pension në vendin të cilin ai e dominoi për 12 vjet rradhazi.
 

Sipas zëdhënësit të tij, Dimitri Peskov, Putin ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij në veriperëndim të Shën Petërsburgut për të kaluar ditën me miqtë dhe familjarët e tij.
 

Një pankartë e guvernatorit të Shën Petërburgut Georgy Poltavchenko ishte vendosur në hyrje të qyteteti ku shkruhej: "Emri juaj është simbol i një politikani të mençur e të një lideri të fortë në Rusi dhe në mbarë botën"
 

Në shumë prej televisioneve u vu re atmosfera ku nuk munguan urimet drejtuar presidentit Putin përgjatë transmetimit të programacionit.
Një shfaqje e dedikuar atij, e quajtur " Njeriu me shpirtin më të butë" u çel në qendrën e artit në Moskë.
 

Putini ka udhëhequr Rusinë gjatë 12 vjetëve të kaluar si president ose si kryeministër.Në zgjedhjet e marsit, ai ka fituar mandatin e tretë presidencial. Kremlini ka bërë të ditur se Putini planifikon të festojë ditëlindjen e tij me familjen dhe se nuk janë parashikuar festa zyrtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›