Kromi, Prokuroria pushon hetimet për Genc Rulin
Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë akuzat e opozitës dhe deputetit Dritan Prifti për ndryshimet që kishte bërë ish- ministri i Energjitikës Genc Ruli në konçesionet për Kromin.
Ndaj tij u nis një hetim pasi në vitin 2009 ka firmosur ndryshimin e një marrëveshjeje konçesionare, pa marrë më parë miratimin në Parlament. Në akuzat e opozitës ndryshimet janë kryer vetëm dy ditë pas kërkesës së kompanisë dhe e ka shpëtuar atë nga një gjobë.
I pari që hodhi dritë mbi këtë skandal ishte ish- ministri i Ekonomisë Dritan Prifti i cili akuzoi Rulin për marrjen e kompentencave të Kuvendit, dhe sipas tij shtetit ju shkaktuan miliona euro dëme.
Akzuat janë hedhur poshtë edhe vetë nga Ruli, por sot janë hedhur poshtë edhe nga organi i akuzës, pasi sipas prokurorit ai nuk ka kryer vepër penale, sepse veprimi i tij nuk mund të quhet i tillë.