Meta ndryshon qeverinë, zëvendësohen ministrant e LSI- së
Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim ka sjellë ndryshime në qeveri, duke zëvendësuar ministrat e saj.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kreu i saj Ilir Meta u shpreh se Vangjel Tavo, aktualisht nënkryetar i LSI- së do të zëvendësojë ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili, ndërsa ky i fundit do të jetë pjesë e partisë.
Është larguar nga posti i ministrit të Ekonomisë, Nasif Naço dhe në vend të tij do të vihet ministri i Jashtëm Edmond Haxhinoast, i cli pritet të japë dorëheqjen nga posti aktual, ndërsa do të vijojë të jetë zv/ kryeministër.
Vendin e Haxhinastos do ta zërë Edmond Panariti, aktualisht nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.
Mësohet se ministi i Shëndetësisë Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen dhe do të jetë drejtues i Komitetit Organizator, i cili do të bëjë përgatitjet për Konventën e LSI-së, që do të mbahet më 29 dhe 30 shtator 2012. Ndërsa në 22 shtator do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e LSI- së.