Benitez: Do të fitoj më shumë se Mourinho

Rafael Benitez thotë se ai planifikon të fitojë më shumë trofe me Interin se sa kishte fituar paraardhësi i tij, Jose Mourinho.
Mourinho u largua nga Interi pasi sezonin e kaluar arriti të fitojë tre trofe me Interin, që ishte një arritje historike për klubin italian. Por në një intervistë për "AS", strategu i ri i Interit, Rafa Benietz, ka treguar optimizëm në prag të sezonit të ri.
"Mancini ka fituar trofe, Mourinho ka fituar dhe tani jam unë këtu. Shpresoj të mund të fitoj shumë trofe për ta. Këtë sezon mund t'i fitojmë madje gjashtë trofe. Por duhet të shkojmë hap pas hapi, pasi të fitojmë një titull do të kthehemi nga tjetri", ka shtuar spanjolli.