Wenger beson te sulmi i Walcott
Arsene Wenger beson se Theo Walcott do të bëhet një sulmues cilësor, pasi 21-vjeçari shënoi tre gola në ndeshjen ndaj Blackpool.
Walcott luajti në rolin e anësorit të djathtë në formacionin 4-2-3-1 të Arsenalit në ndeshjen e fundjavës dhe arriti të shënojë tre gola, ndërsa Wenger pret një sezon të shkëlqyer dhe thotë se lojtari do të fitojë edhe rol më qendror në sulm gjatë këtij sezoni.
"Gjithmonë shqetësohemi për zhvillimin e futbollistit, por unë gjithmonë kam qenë pozitiv për Theo, pasi kam parë se ai i analizon gjërat pas zhgënjimeve. Kur jeni inteligjent, gjithmonë përparoni".
"Ai nuk e ka arritur maksimumin ende, por përparon, ndoshta kjo që ndodh është pjesë e zhvillimit. Mendoj se ai mund të shënojë shumë gola, dhe jam i bindur se do të përfundojë në qendër të sulmit", ka thënë Wenger .