E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, liderët e partive kërkojnë mbështetje nga të pavarurit


Në Australi po vazhdojnë negociatat, pasi liderët e dy partive më të mëdha në këtë vend, po kërkojnë mbështetje të deputetëve të pavarur, në mëynrë që ta formojnë qeverinë e pakicës, që do të ishte e para qeveri e këtij lloji, në disa dekadat e fundit.
Rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare të së dielës, ende nuk janë të qarta, por si Partia Laburiste, ashtu edhe ajo Liberale në opozitë, kanë pranuar se asnjëra prej tyre nuk mund të fitojë 76 vende në Parlamentin prej 150 deputetësh, për formimin e qeverisë.
Kryeministrja aktuale, Xhulia Gillard, nga Partia Laburiste, dhe lideri i liberalëve, Toni Abot, thonë se po synojnë mbështetjen e tre deputetëve të pavarur, për formimin e qeverisë. Zgjedhjet parlamentare po vështirësojnë procesin për formimin e qeverisë në vend, Pas zgjedhjeve parlamentare, vendi ka rrezik të përballet me një proces të stërzgjatur paszgjedhor për formimin e qeverisë. Ndërkaq në zgjedhjet e fundit parlamentare që u zhvilluan në Australi për herë të parë një mysliman hyn në parlament. Pas përfundimit të numërimit të votave, myslimani me origjinë Boshnjake, Ed Husiç, është shpallur fitues. Husiç ka kandiduar për Partinë e Punës australiane në zonën perëndimorë të Sidnejit. Po në këto zgjedhje parlamentare është zgjedhur edhe deputeti më i ri në historinë e parlamentit australian.
Uajt Roj, studenti 20-vjeçar, ka kandiduar me Partinë Konservatore edhe ka dalë gjithashtu fitues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›