E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Do të kthehesha tek Liverpooli

Rafa Benitez thotë se ai do të pëlqente të rikthehet te Liverpooli.

Spanjolli pasi u largua nga Anfield gjatë verës drejtoi Interin për vetëm gjashtë muaj nga ku u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Por ai tani pëlqen një rikthim në stolin e Liverpoolit.

“Gjithmonë të jesh menaxher i Liverpoolit është një ëndërr. Në këtë kohë e di se Kenny po ia del mirë, andaj duhet të pres dhe të ndjek ndeshjet e tyre dhe kaq. Por nëse ju thoni se a dua në të ardhmen të jem trajner, sigurisht, nuk ka dyshime për këtë. Kur, është pyetja, por unë duhet të eci përpara”, ka thënë Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›