E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea dëshiron Cavanin në krah të Torres

Chelsea raportohet se është duke kërkuar sulmuesin e Neapolit, Edinson Cavani, si një pasues afatgjatë për Didier Drogba.

Mediat italiane shkruan dje se Real Madridi ishte përpjekur të transferojë Cavanin në ditët e fundit të afatit kalimtar, ndërsa Chelsea po ashtu e kishte ndjekur progresin.

Chelsea dëshiron të ofrojë 20 milionë paund për uruguaianin, i cili është golashënuesi më i mirë në Serie A.

Blutë e shohin Cavanin si një partner ideal për Fernando Torres në sulm për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›