Stadiumi Berisha perplaset me Duken
Kryeministri i Shqiperise z.Sali Berisha ka rikonfirmuar dje gjate mbledhjes se qeverise se puna per ndertimin e impiantit te ri do te filloje ne fillim te vitit 2012 dhe do te perfundoje ne po ate vit. Kjo pasi kreu i qeverise deshiron qe inaugurimi i kesaj vepre madhore te mund te behet me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise 1912-2012. Por pak ore me vone ne nje konference per shtyp presidenti i federates Shqiptare te Futbollit z.Armand Duka duke mbeshtetur vendimin e marre nga qeveria per fillimin e punimeve qartesoi se ishte thuajse e pamundur qe stadiumi te mund te mbaronte brenda afatit te deklaruar nga Kryeministri i vendit. Mes entuziazmit te dy zyrtareve te larte kjo ishte polemika e
vetme ose perplasja e ne distance per sa i perket inaugurimit mes Berishes dhe Dukes.
Kryeministri - Stadiumi ndertohet ne kuadrin e 100-vjetorit per te nderuar kete ngjarje me te madhen ne tere historine e kombit shqiptar. Ndaj dhe ky do te jete nje koncesion me Federaten Shqiptare te Futbollit. Qeveria se bashku me federaten do te bejne te mundur qe ky stadium te ndertohet sa me shpejt dhe sa me i bukur. Stadiumi do te jete modern dhe me nje kapacitet ne proporcion me qytetin. Arkitektura e tij dhe funksionaliteti do te jene te parametrave me te mire. Projekti do te behet i mundur nga qeveria shqiptare natyrisht ne bashkepunim me FSHF-ne UEFA-n dhe pjeserisht edhe me FIFA-n. Ky stadium do jete dhurata me e mire per shqiptaret dhe njerezit e sportit ka pohuar nder te tjera dje kryeministri i vendit z.Berisha duke shtuar se punimet per ndertimin e tij do nisin ne janar 2012 dhe do perfundojne ne nentor te po atij viti.
Duka - Nga ana tjeter presidenti i FSHF-se ka pare me skepticizem deklaraten e Berishes per fundin e punimeve. I pyetur ne konferencen per shtyp ai ka pohuar se ndertimi i stadiumit ne harkun e 11 muajve do te ishte thuajse i pamundur. Nuk e di por ne gjykimin tim mendoj se ndertimi ne kete hark kohor me duket nje gje e parealizueshme. I rendesishem eshte fakti qe ndertimi do te filloje por nuk besoj se do mbaroje ne fund te 2012-es ka pohuar presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit. Stadiumi i ri eshte parashikuar te ndertohet aty ku ndodhet impianti ekzistues Qemal Stafa. Ai eshte projektuar mbi formen e hartes se Shqiperise ndersa do kete nje kapacitet prej 30 mije vendesh.
LEONARD KARAJ