E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: Të nisë menjëherë dialogu politik

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Carola Muller Holtkemper u ka kërkuar forcave politike të zgjidhin sa më shpejt mosmarrëveshjet dhe të nisin dialogun politik për t`i dhënë situatës politike në vend.
 

Në një tryezë për turizmin, ambasadorja Holtkemper theksoi se duhet të krijohet stabiliteti politik në Shqipëri i cili është mjaft i rëndësishëm edhe për zhvillimin e turizmit.
 

Ndërkohë duke e cilësuar turizmin si një aspekt mjaft të rëndësishëm të ekonomisë së vendit theksoi se vendi ynë ofron shumë mundësi për zhvillimin e turizmit.

“Turizmi në Shqipëri ofron shumë mundësi dhe stabiliteti ka rëndësi për turizmin”, teksoi Holtkemper.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›