E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Do të luajnë titullarët

Trajneri i Interit, Rafael Benitez, nuk bën llogari.

Në ndeshjen e nesërme ndaj Seongnam, gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve, do të luajnë më të mirët.

“Ndeshja e parë është më e rëndësishmja. Përpara se të mendojmë për finalen duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj ekipit korean. Do të luajë formacioni më i mirë i mundshëm”, theksoi Benitez.

Tekniku spanjoll do të ketë në dispozicion lojtarë si Snejder, Pandev, Eto’o dhe Milito.

“Jam shumë i lumtur sepse më në fund kam mundësinë të bëj zgjedhje. Lojtarët kanë punuar mirë dhe ambjenti është i qetë. Personalisht kam shumë besim tek këta lojtarë”, përfundoi Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›