75 vjetori i Garës për Kupën të Federatës Gjermane të Futbollit

Lufta e Dyte Boterore çoi ne nderprerjen e garave. Ne vitin 1952 me ne fund Liga Gjermane e Futbollit i dha serish jete gares per kupen, fituesi i pare ishte ne vitin 1953 ekipi Rot-Weiß Essen. Pasuan rreth 18 fitues te tjere te titullit, ndryshime ne menyren e lojes, dhe shume shume histori kupash.
"Berlin, Berlin - do te udhetojme per Berlin."
Qe prej vitit 1985 eshte ky synimi i madh i trajnereve, lojtareve dhe tifozeve. Nese me pare kishte vende te ndryshme per ndeshjen e finales, qe prej 25 vjetesh udhetohet per ne stadiumin olimpik te Berlinit. Se fundi me 15 maj u ndeshen atje ekipet Verder Bremen dhe Bajerni i Mynihut, dhe fundi ishte si shpesh here:
"Bajerni i Mynihut eshte fituesi i kupes per vitin 2010."
Bajerni fitoi 4:0 dhe festoi fitoren e kupes se 15-te, nje rekord. Por mynihasit nuk kane pasur gjithnje arsye per t'u gezuar. Keshtu p.sh. ne 14 gusht 1994, kur ne raundin e pare humben 0:1 me ekipin rajonal TSV Vestenbergsgreuth. Roland Stein shenoi atehere golin e jetes se tij: "Them se eshte gjithnje bukur te kujtohesh per kete, pasi vetem pas njefare kohe behesh i vetedijshem se çfare sensacioni ishte kjo fitore atehere. Po, mua me pelqen te ma kujtojne, e pranoj se eshte vertet kenaqesi."
Bildunterschrift: Bajerni i Mynihut
Por nuk jane vetem keto surpriza qe e bejne kaq terheqese dhe legjendare kupen e DFB-se. Ka pasur edhe ndeshje si finalja ne 1973 mes Borussia Mönchengladbach dhe 1.FC Köln. Atehere Hennes Weisweiler, trajneri i Borussias, e la Günter Netzer-in te rrinte gjate ne pankine, pasi lojtari nuk ishte ne forme optimale sportive. Kur pas kohes se rregullt rezultati ishte 1:1 dhe u dha kohe shtese, Netzer vendosi vete te hynte ne loje. "Une nuk ishte fit, isha i dobet fizikisht, dhe pra vendimi ishte shume i drejte. Por pikerisht per kete i mbajta inat. Mendoja se ai duhet te dinte me shume. Mqs gjithçka fliste kunder meje, ai duhej te me fuste ne loje pasi ai e di se çfare ndodh ne te tilla raste."
Ngjashem si Olaf Thon-i. 18 vjeçari u ndesh ne gjysmefinale me Shalken (atehere ne kategorine e dyte) kunder Bajernit te Mynihut. Ne fund dolen 6:6 dhe autori i tre golave quhej Olaf Thon: "Ishte nje enderr. Ne fakt si ndeshje teke nuk ka pasur me te mire, megjithese ka pasur pika kulmore, si gjysmefinalja kunder Anglise, nje kampionat, fitimi i kupes UEFA, ne teresi me siguri qe ishte shume bukur; por kjo ndeshje e marre me vete ishte si nje enderr."
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Olaf Thon
Megjithate per Olaf Thon-in dhe Shalken e tij ndeshja e perseritjes ne Mynih ishte stacioni i fundit. Bajerni doli ne finale, u ndesh me Borusia Menhengladbahun, dhe fitoi 8:7. Ishte finalja e pare e kupes se Gjermanise, qe u vendos me njembedhjetemetersha.
Le te shohim se kush do te festoje me 21 maj 2011 kur ne Stadiumin Olimpik te Berlinit te zhvillohet finalja e radhes. Aktualisht shanse per kete kane ende 16 ekipe. Dhe tifozet e tyre mund te vazhdojne te kendojne itinerarin e tyre.
"Berlin, Berlin - do te udhetojme per Berlin."
Autor: Torsten Ahles/ Eliana Xhani
Redaktoi: Aida Cama