E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancini dëshiron Dzekon si zëvendësim për Tevez

Manchester City është duke bërë gati ofertën për sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko.

"The Sun" shkruan se trajneri i Cityt, Roberto Mancini, tashmë ka gjetur pasuesin e Carlo Tevez, dhe ai është pikërisht sulmuesi boshnjak,

Dzeko, 24-vjeçar, ka një klauzulë 33.5 milionë euro në kontratën e tij me klubin gjerman, që nuk do të jetë problem për Cityn.

Klubi anglez së fundi u trondit nga deklarata e Tevez, i cili tha se dëshiron të largohet nga Eastlands.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›