E Diel, 1 Nëntor 2026

Dopingu, hije dyshimi tek kampionët e botës

Skandali dopingut qe tronditi ditet e fundit jo vetem atletiken spanjolle, por edhe ate boterore rrezikon te thellohet duke tërhequr me vete kombëtaren e Spanjes, e cila mban titullin kampione te Evropes dhe Botes. Shkak per kete jane bere deklaratat e mjekut sportiv Eufemiano Fuentes, nje nga protagonistet e hetimit anti-doping, i cili u arrestua dhe u lirua me kusht vetem pak dite me pare.

Tre përditshmet prestigjioze spanjolle “Marca” dhe “El Mundo deportivo”, kane publikuar nje deklarate, qe sipas tyre Fuente i ka thene shokeve me te cilet ndante qeline gjate qëndrimit te shkurter ne gjendje arresti. “Nese une flas, nuk do te kete as Evropian dhe as Boteror”, eshte shprehur mjeku sportiv sipas gazetave iberike, duke hedhur nje hije dyshimi ne lidhje me suksesin e perfaqesueses spanjolle ne dy kompeticionet me te medha te futbollit.

I menjehershem ka qene reagimi i protagonisteve te triumfit te skuadres spanjolle ne Euro 2008 dhe Boterorin 2010. “Fituam evropianin dhe botërorin me sigurine me te madhe qe nuk ishim te dopuar”, ka thene mesfushori i Barcelones Xabi Hernandez. “Kam 40 vjet qe merrem me futboll dhe nuk kam pare asnje lojtar qe merrte doping”, eshte shprehur trajneri Del Bosque ne lidhje me dyshimet pas berjes publike te deklaratave te Fuentes. Ky i fundit eshte nje nga personat kryesore ne operacionin e fundit te policise spanjolle ne lidhje me dopingun ne sport, nderkohe qe edhe me pare ka qene protagonist ne nje tjeter skandal qe tronditi çiklizmin botëror ne vitin 2008.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›