Benitez Inter-Juve si Barca-Real
Pas suksesit ne Champions League kunder Verder Bremenit Rafa Benitez shfaqet optimist edhe pse e ka te qarte se sfida kunder Juventusit mbetet e vecante. Nje perballje nga ato qe mbesin ne mendjen e tifozeve e qe ne te mire apo ne te keq vleresojne punen e nje trajneri. Do te ndeshemi me Juventusin nje skuader te forte qe edhe kete vit ka ndryshuar shume nenvijezoi trajneri i Interit. Kundershtaret tane jane te uritur te fitojne na pret nje ndeshje e veshtire dhe me mjaft intensitet. Ne kemi besim te kualiteti i skuadres sone te tifozet qe na mbeshtesin dhe jemi te bindur se mund te fitojme perballe kujtdo kundershtari. Inter-Juventus vjen ne nje moment te vecante edhe per shkak te plages se rihapur te Calciopolit nje gangrene qe vazhdon ta shoqeroje futbollin italian ne procesin e trishtueshem te degradimit. Gjithsesi Benitez ka vleresuar ftesen e Andrea Anjelit per te ulur tonet dhe per tu perqendruar te nje ndeshje me emocione ne fushe. Une vij nga nje vend ne te cilin tifozerite e ndryshme e respektojne njera-tjetren. Sot tifozet zikalter dhe ata bardhezinj do te kene shansin qe ti tregojne te gjithe botes se mund te mbeshtesin skuadren e zemres duke respektuar edhe kundershtaret.
Rafa Benitez e ka nisur karrieren si trajner te Reali i Madridit ndersa statusin si trajner fitues ai e siguroi ne drejtimin e stolit te Liverpulit. E kaluara rikthehet me sfidat e saj te medha. Ne fakt tekniku zikalter ka bere nje krahasim ndermjet ndeshjes Inter-Juventus dhe Liverpul-Mancester Junajtid ne Angli apo Barca-Real Madrid ne Spanje. Mendoj se rivaliteti eshte pak a shume i njejte per te gjitha diskutimet dhe debatet qe prodhon kjo sfide. Megjithate une kembengul mund ti sherbejme me mire kesaj ndeshjeje duke ulur tonet. Kjo eshte nje nga ato perballje qe te gjithe trajneret kerkojne ta fitojne edhe pse secili ka menyren e tij per te treguar ambiciet. Jam mjaft i emocionuar dhe me pelqen shija e fitores si askush tjeter. Per te fituar trajneri i Interit mund te mbeshtetet serish te Diego Milito edhe pse ai tundohet nga ideja per te lene Samuel Etoo ne qender te sulmit per te shfrytezuar momentin e jashtezakonshem te kamerunasit. Gjithsesi problemet e zikalterve lidhen me repartin mbrojtes Samuel eshte serish jashte ndersa jane rikuperuar Zhulio Sezar e Lucio te cilet kishin alarmuar stafin teknik me zevendesimet e parakohshme ne Champions. Tashme qe numerimi mbrapsht per Derbin e Italise po i vjen fundi nje tjeter teme bisede mbetet Benitez qe vetem 10 muaj me pare dukej fare prane kalimit te stoli i Juventusit per te zevendesuar Ciro Ferraren Per kete ceshtje eshte folur shume por une kam respekt per Delnerin dhe jam krenar qe drejtoj Interin.