Vllaznia i falet Sinanit vazhdon agonia e Shkumbinit
I lene ne stol ne mjaft raste i anashkaluar nga trajneri Mojash Radonjic por gjithsesi shume i rendesishem per Vllanzine. Ky eshte Vioresin Sinani lojtari qe i dha tri piket shkodraneve ne perballjen e djeshme me Besen. Kuqeblute kane fituar 1-0 ne Kavaje me nje supergol te bomberit ne minuten e 83-te te takimit. Edhe pse ne keto jave te para te sezonit eshte lene me se shumti ne stolin e rezervave 32-vjecari i ka shpetuar koken teknikut malazez. Ne fakt pas turperimit te javes se kaluar nga Dinamo drejtuesit e Vllaznise i kishin percaktuar se Radonjic duhej te siguronte fitoren si i vetmi kusht per te vazhduar aventuren ne Loro Borici. Ne anen tjeter Beses nuk i ka mjaftuar as rikthimi i tifozeve ne stadium. Klubi kishte vendosur qe ta konvertonte ne gjobe monetare pjesen e mbetur te ndeshkimit pa mbeshtetes pas pezullimit 4-javor nga Disiplina. Loja e dobet por mbi te gjitha kartoni i kuq i Sokol Cikalleshit kur kronometri tregonte 38 minuta loje ishin shkaqet e kesaj humbjeje. Edhe pse ishte ndeshkuar me pare me nje karton te verdhe sulmuesi e ka tepruar me protestat ndaj gjyqtareve duke bere qe bilbili kryesor Enea Jorgji ta largonte nga fusha perpara kohe. Pas humbjes trajneri i kavajasve Perpariu Daiu tha Jam i zhgenjyer sepse luajtem ne menyre amatoreske ndersa na ndeshkoi edhe veprimi i Cikalleshit qe doli me karton te kuq. Ky episod vendosi lojen. Ne ndeshjen tjeter te dites se djeshme Teuta ka fituar 1-0 perballe Shkumbinit. Tri pike mjaft te rendesishme te fituara fale golit te Cotes ne minutat e para te ndeshjes. Ne anen tjeter peqinasit vazhdojne te vuajne rezultatet e dobeta ndersa kane grumbulluar vetem 5 pike ne 6 jave.