Armend Dallku Do te kerkojme rezultat per trajnerin Kuzhe
Armend Dallku ka bere te ditur se perfaqesuesja shqiptare do te zbrese ne fushen e lojes ne sfidat me Bosnje-Hercegovinen me 8 tetor dhe Bjellorusine me 12 tetor per te luftuar dhe marre rezultat per trajnerin Josip Kuzhe. Lajmi per hemorragjine cerebrale qe ka goditur drejtuesin e stolit i ka shqetesuar te gjithe lojtaret kuqezi. Dallku ka treguar se ishte tronditur kur mori lajmin per gjendjen shendetesore te trajnerit. Ne futbollistet e Kombetares kemi marredhenie te shkelqyera me Kuzhen jo vetem ne aspektin sportiv por edhe ate njerezor e kemi si shok deklaroi 27-vjecari per kosovaren lsquoExpress. Normalisht qe te gjithe ndihemi te pikelluar per kete qe ndodhi. Por urojme qe trajneri te sherohet sa me shpejt. Ai ka kujtuar se Kuzhe eshte nje prej personave qe kane me teper merita per rritjen e cilesise ne loje dhe ne rezultatet e arritura nga Shqiperia ne arenen nderkombetare.
Tashme eshte konfirmuar qe tekniku nuk do te mund te drejtoje Kombetaren per dy sfidat e ardhshme ne eliminatoret e Euro 2012 kunder Bosnjes dhe Bjellorusise. Per keto sfida ne krye te skuadres do te jene zv.trajneri Xhemal Mustedanagic dhe drejtori teknik i FSHF-se Astrit Maci. Mbrojtesi qe militon te Vorskla Poltava ne Vyscha Liga-n ukrainase ka paralajmeruar se mungesa e Kuzhe mund te jete nje handikap i madh per Shqiperine. Gjithsesi ai nenvijezon faktin se futbollistet kuqezi do te jene te motivuar si asnjehere me pare dhe do te tentojne te marrin rezultate sa me te mira ne dy ndeshjet e radhes per tia dedikuar ato trajnerit. Padyshim qe mungesa e Kuzhese do te jete nje handikap i madh. Fatkeqesisht problemet fizike te trajnerit erdhen ne nje moment mjaft delikat per Kombetaren shqiptare. Keto dy ndeshje eliminatore jane mjaft te rendesishme per ecurine e skuadres tone ne kete edicion e tashme jemi te detyruar qe ti perballojme pa drejtuesin e stolit. Nga perballjet me Bosnjen dhe Bjellorusine do te varet shume synimi qe Shqiperia te pozicionohet sa me lart ne Grupin D theksoi Dallku. Gjithsesi ne do te mobilizohemi dhe mungesa e trajnerit do te na motivoje edhe me shume per te regjistruar rezultate sa me pozitive ne keto dy sfida. Kete do ta bejme per ta kenaqur Kuzhene dhe shpresoj qe ta realizojme.
Nuk kishte si te mungonte edhe nje koment per ish-shokun e tij te skuadres te Vorskla Debatik Currin i cili do te mungoje per shkak te operacionit ne gju. Dallku tha Me Currin ne mbrojtje kemi qene jashtezakonisht te forte sepse e kemi pesuar vetem nje gol ne shtate ndeshje. Te gjithe e dine sa i lidhur jam me Currin dhe do te na mungoje shume. Por besoj se do ta gjejme zevendesuesin e pershtatshem ndersa Currit i uroj sherim sa me te shpejte.