E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka Do presim rikthimin e Kuzhese

FSHF pret vendimin e mjekeve ne lidhje me te ardhmen ne stolin kuqezi

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka ka deklaruar per mediat se trajneri i kombetares se Shqiperise Josip Kuzhe nuk do ta drejtoje Shqiperine ne dy ndeshjet e ardhshme eliminatore te Euro 2012. Numri nje i federates ka zyrtarizuar kete vendim duke theksuar me pas se per te vendosur ne lidhje me vendimin perfundimtar per te ardhmen e tij ne stolin e kuqezinjve FSHF do te prese pergjigjet e mjekeve ne ditet ne vazhdim. Trajneri eshte ne gjendje te stabilizuar por ai nuk do te jete ne drejtim te skuadres per dy ndeshjet e ardhshme eliminatore. Shendeti i tij eshte prioriteti yne dhe i familjes se tij u shpreh presidenti Armand Duka. Veshtiresia eshte se si ti themi qe ai nuk duhet jete ne ndeshje pasi nuk eshte ne gjendje sepse ai mendon se neser sot do te dale nga spitali per te shkuar ne grumbullim. Ne kemi vendosur qe ndeshjen e radhes ta drejtoje asistenti i tij Xhemal Mustedanagic bashke me drejtorin teknik te kombetares Astrit Maci. Dje u fol ne shtyp per nje rikthim te Oto Baricit ne krye te kuqezinjve vetem per keto dy ndeshjet e radhes por vendimi i djeshem ka hedhur poshte gjithcka. Ndersa pikepyetja mbetet nese Josip Kuzhe do te jete ne gjendje ti rikthehet punes se tij pasi ka rifilluar te perflitet per zevendesues te mundshem te tij. Mjeket thone se duhet te presim dhe ne do te presim. Eumlshte shpejt per te marre nje vendim per te ardhmen. Ai per ne ka punuar shume mire dhe ne jemi shume te kenaqur. Prandaj do te presim. Ne radhe te pare i urojme nje sherim sa me te shpejte dhe te na sherbeje si me pare. Pra do te jene doktoret ata qe do te vendosin fatin e te ardhmes se Kuzhese. Por keta te fundit per momentin ngurrojne te thone gjera perfundimtare ne lidhje me nje rikthim ose jo te tij ne jeten normale. Gjendja paraqitet e mire vazhdon te jete e stabilizuar parametrat jane normale nenvizoi dje mjeku neurolog Fatos Olldashi. Trajneri eshte optimist eshte i interesuar per ecurine e ekipit kombetar. Shpresojme qe gjerat te rregullohen akoma edhe me shume ne ditet e ardhshme. Per momentin nuk mund te themi asgje perfundimtare. Po punon per skemat e ekipit per ndeshjen ndaj Bosnjes. Ne perspektiven e vet po ne perspektiven e afert ne na duhet ta gjykojme ne baze te ekzaminimeve qe do te kryen nga fillimi i javes tjeter. Josip Kuzhe do te kete nje konsulte dhe me nje neurolog amerikan. Trajneri kroat ka marre drejtimin e Kombetares ne maj te vitit 2009. Trajneri kroat eshte vizituar ne spital edhe nga ministri Petrit Vasili i cili nuk ka ngurruar te inkurajoje ekipin te synojne nje fitore ndaj Bosnjes edhe si nje dhurate per sherim sa me te shpejte te teknikut Kuzhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›