Policia shpall kërkim ndërkombëtar për Bleona Matën
Fotoja e Bleona Matës, do të shpërndahet në të gjitha pikat kufitare të vendit tonë, në tentativë për të rënë në gjurmët e saj.
Gjithashtu fotoja do të dërgohet në zyrat e Interpolit, ku përveç fotos jepen edhe të dhënat e tjera mbi 6-vjeçaren, e humbur më 22 Maj në fshatin e saj teksa po kulloste bagëtitë.
Prej ditësh, përveç familjarëve, forca të shumta policie kanë zhvilluar kërkime. Sipas policisë, grabitësit mund t’i kenë ndryshuar gjeneralitetet. Përhapja e fotos në pikat kufitare do të japë mundësinë të verifikojnë nëse është kaluar nga këto pika me qëllim trafikimi.