E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpul në krye të klasifikimit

Skuadra e Liverpulit ndodhet përkohësisht në krye të klasifikimit me 67 pikë, dy pikë para Mançester U., veçse skuadra e Fergusonit ka dy ndeshje më pak.
Liverpuli arriti të merrte një fitore të artë ndaj Fulhamit duke shënuar në minutat shtesë me anë të Benajun. Një fitore me shumë rëndësi për Liverpulin në luftën për titull, që mund të rezultojë edhe vendimtare.
Çelsi mban gjallë shpresat për një fitim të mundshëm të kampionatit duke mundur 0-2 Njukasëllin me gola të Lampard 56’ dhe të Maludasë 65’. Edhe Arsenali arriti të fitojë ndaj Mançester Sitit me rezultatin 2-0, që mbajnë firmën e Adebajor në minutën e 8’ dhe të 49’. Ja dhe rezultatet e tjera ditës së sotme:
Bllkbërn R. 2 - 1 Totenham
Arsenal 2 - 0 Mançester C.
Bolton 4 - 1 Midëllsboro
Hull C. 0 - 0 Portsmuth
Njukasëll U. 0 - 2 Çelsea
Uest Bromuiç A. 0 - 2 Stoke C.
Uest Ham U. 2 - 0 Sandërlend
Fulham0 - 0Liverpool
Rend: Liverpul 67, Mançester 65 (2 ndeshje më pak), Çelsi 64, Arsenal 58.........

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›