Tirana e Vllaznia, sfidë “zonave të ftohta” Tirana kryesuese do të përballet në Vlorë me një Flamurtar shumë të motivuar.Edhe bashkëkryesuesja e kampionatit, Vllaznia (me 48 pikë, po aq sa Tirana) do të luajë në transfertë kundër Elbasanit.

Tirana kryesuese do të përballet në Vlorë me një Flamurtar shumë të motivuar.Edhe bashkëkryesuesja e kampionatit, Vllaznia (me 48 pikë, po aq sa Tirana) do të luajë në transfertë kundër Elbasanit.erbi myzeqar midis Apolonisë e Bylisit konsiderohet si një sfidat më të nxehta të javës së 26-të
FLAMURTARI-TIRANA
Tirana kryesuese do të përballet në Vlorë me një Flamurtar shumë të motivuar, jo vetëm se në fazën e dytë vlonjatët fituan 2-0 me rekordmenët e Shqipërisë, por edhe pse skuadra e drejtuar nga Eqerem Memushit ndodhet ende jo e sigurt për mbijetesën në Superligë. Bilanci midis dy ekipeve: 119 ndeshje, 30 fitore Flamurtari, 22 barazime, 67 fitore Tirana.
ELBASANI-VLLAZNIA
Edhe bashkëkryesuesja e kampionatit, Vllaznia (me 48 pikë, po aq sa Tirana) do të luajë në transfertë kundër Elbasanit. Skuadra shkodrane do ta ketë shumë të vështirë në “Ruzhdi Bizhuta”, pasi verdhëblutë e drejtuar nga Faruk Sejdini, ndodhen në zonën e “play-out”. Bilanci midis dy ekipeve: 126 ndeshje, 26 fitore Elbasani, 37 barazime, 63 fitore Vllaznia.
APOLONIA-BYLIS
Derbi myzeqar midis Apolonisë e Bylisit konsiderohet si një sfidat më të nxehta të javës së 26-të, pasi përballen jo vetëm dy skuadra fqinje e armike të përjetshme, por dhe dy ekipet që renditen të fundit në tabelë, edhe ose dy klubet kanë bërë investime të mëdha. Bilanci midis dy ekipeve: 15 ndeshje, 6 fitore Apolonia, 2 barazime, 7 fitore Bylis.
KATEGORIA SUPERIORE
Java XXVI
E diel, 5 prill 2009,
Ora 16:30
Flamurtari-Tirana Jemini
Elbasani-Vllaznia Janku
Partizani-Dinamo Hoxha
Besa-Lushnja Jareci
Teuta-Shkumbini Sadiku
Apolonia-Bylis Latifi
RENDITJA
Tirana 48
Vllaznia 48
Dinamo 44
Shkumbini 38
Besa 37
Teuta 32
Flamurtari 29
Partizani 29
Elbasani 27
Lushnja 25
Apolonia 24
Bylis 23
E Shtune, 04 Prill 2009