E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Juventus? Duhet të presë ende

Përgjigjja

“Të ardhmen? Mendoj vetëm për javën e ardhshme, pres vetëm shitjen e klubit. Jam interesuar se kush do ta blejë klubin”. Rafa Benitez, pas ndeshjes në Europa League të humbur nga Liverpuli i tij kundër Atletiko Madrid, nuk përgënjeshtron dhe nuk i konfirmon zërat e së ardhmes dhe shpjegon: “Dorëheqje? Duhet të pres javën e ardhshme. Duhet të flas me atë që do të blejë klubin. Prandaj duhet të presim”, e mbyll ai. Ndërkohë që në Torino flitet se Benitez, nëse vjen, nuk do vijë vetëm, por bashkë me Dirk Kajt.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›