Sër Aleks Ferguson: Nuk do të tërhiqem
Man. Junajtid
Sikurse ka bërë të ditur shtypi anglez, Aleks Ferguson do të jetë edhe për shumë kohë trajneri i Junajtid. Tekniku skocez, i cili u përfol se mund të lërë pankinën e “Red Devils” në fund të sezonit për të shijuar një pension të merituar, i ka mohuar këto zëra: “Janë të gjitha të pakuptimta, s’ka asgjë të vërtetë. Kam thënë gjithmonë se do të tërhiqem vetëm pasi të më detyrojë shëndeti ta bëj. Për fatin tuaj të keq (i referohet medias), jam ende i fortë për të vdekur, duhet të vuani edhe për shumë kohë, do jem këtu edhe shumë herë”.
#