E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Mançini kërkon Torres te Mançester Siti

Merkato

Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka pohuar se dëshiron të ndërtojë një skuadër që në sezonin e ardhshëm do të luftojë për titullin, ku përforcimi kryesor do të jetë sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres. “Sitizëns” janë përgatitur të bëjnë një ofertë për spanjollin, edhe sepse ata besojnë se lojtari është i hapur për të negociuar. Mançini deklaroi: “Jemi një skuadër elitare, e mendoj se ashtu si të gjitha ekipet e rëndësishme, edhe ne jemi të interesuar për shërbimet e Fernando Torres. Ai është mes sulmuesve më të mirë në botë, përkrah Tevez, Runit, Mesit, Ibrahimoviç, Ronaldos… Këta lloj lojtarësh kërkojnë me patjetër të luajnë në Champions League, e nëse nuk do të renditemi mes katër të parëve, do ta kemi të vështirë ta blejmë”. Sipas mediave britanike, transferimi i sulmuesit 26-vjeçar mund t’i kushtojë sheikut të Mançester Sitit rreth 70 milionë euro (60 milionë sterlina). Kjo pasi çmimi i Torres mund të rritet në varësi të paraqitjeve të tij me Spanjën në Botërorin 2010. Momentalisht sulmuesi po rikuperohet nga një operacion në gju, por me transferimin te Siti ai do të bëhej lojtari më i paguar në Premiership, me 200 mijë sterlina rrogë javore.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›