E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Kemi punë me Hazardin

Rafael Benitez e ka paralajmëruar Eden Hazardin që mund të marrë dënim edhe nga skuadra e Chelsea për kartonin e kuq dhe sjelljen e tij ndaj mbledhësit të topave. Benitez tha se skuadra do ta shikoj edhe një herë këtë gjest për të marrë vendim nëse do të dënohet Hazard.

"Nuk mund të them asgjë tani. Duhet të rishikojmë rastin edhe një herë për të parë nëse Hazard duhet të dënohet. Gjesti i tij ishte i pahijshëm por nuk e di nëse e ka bërë me qëllim. Ai përveç që ka dëmtuar atë, na ka dëmtuar edhe ne si skuadër pasi që në po kërkonim në ato momente golin" deklaroi Benitez./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›